Aktivitetet

E martë, 16 dhjetor 2014 

Mbledhja e gjashtëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 16-të si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte e pranishme znj. Marta Arsovska-Tomovska, zëvendësministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 

Kryesuesi i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji Propozim-ligjin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click