Aktivitetet

E mërkurë, 28 janar 2015 

Mbledhja e katërmbëdhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 14-të të mbajtur më 26 janar 2015, si trup punues amë shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural (leximi i dytë); 
  2. Informatë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në lidhje me gjendjen aktuale me vërshimet në Republikën e Maqedonisë, të cilën e arsyetoi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Në mbledhjen Komisioni e shqyrtoi Informatën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në lidhje me gjendjen aktuale me vërshimet në Republikën e Maqedonisë, të cilën e arsyetoi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural Komisioni zhvilloi debat për katër amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar. 

Në fund të debatit, Komisioni përpiloi Propozim-ligj të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural në të cilin janë inkorporuar amendamente të miratuara nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës.  

Click