Aktivitetet

E martë, 2 dhjetor 2014

Mbledhja e katërmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 14-të si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z. Nimetulla Hailimi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve. 

Kryetari i Komisionit, Rexhail Ismaili i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji Propozim-ligjin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click