Aktivitetet

E martë, 26 gusht 2014 

MBLEDHJA E KATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Komisioni për Çështje Evropiane, me të cilin kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit, Nora Aliti, sot mbajti Mbledhjen e katërtë. 

Në mbledhjen u diskutua për të dyja pikat e rendit të ditës dhe atë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion dhe Propozim-ligjin për parandalim, pengim dhe mbrojtje nga dhuna familjare në lexim të parë. 

Në debatin për Ligjin për parandalim, pengim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, kishte më shumë diskutime, në të cilat u vlerësuan pozitivisht zgjidhjet e propozuara në ligjin, e të cilat janë në drejtim të parandalimit më të madh dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës familjare në vend. 

Pas debatit për pikat u miratuan konkluzione me të cilat u konstatua se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm, në aspekt të harmonizimit të tyre me të drejtën e BE-së. 

Click