Aktivitetet

E enjte, 10 dhjetor 2015

MBLEDHJA E KOMITETIT PARLAMENTAR TË DIMENSIONIT PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDRORE 

Në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë me Iniciativën e Evropës Qendrore (QEI), sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt mbledhja e Komitetit Parlamentar të Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP IEQ), me temë: "Kriza e migrimit si problem dhe sfidë globale:  sa është reale vetëm zgjidhje rajonale? (Evropa, IEQ dhe Ballkani Perëndimor)" dhe "Lidhshmëria e ndërsjellë në BE, me theks të veçantë në rajonin e IEQ-së". 

Mbledhjes së Komitetit Parlamentar i prinë edhe mbledhje të Komitetit të Përgjithshëm për Çështje Politike, Ekonomike dhe Kulturore në fokus të të cilit ishin migrimet, zgjerimi në BE dhe bashkëpunimi në strategjinë makroekonomike, secili nga aspekti i vet. 

Mbledhjen, si nikoqir, e hapi shefi i Delegacionit të Maqedonisë në DP IEQ, znj. Juliana Siljanovska, e cila në emër të deputetëve të Kuvendit u dëshiroi mirëseardhje të mirë Delegacioneve nga dymbëdhjetë vende tjera anëtare të IEQ-së. 

Znj. Siljanovska shprehu kënaqësi që pas kryesimit të suksesshëm para trembëdhjetë vitesh, këtë vit përsëri e ka nderin Maqedonia të kryesojë me iniciativën më të vjetër rajonale, ndërsa prezenca e delegacioneve është indikator për interesin e vendeve-anëtare të diskutojnë për tema të përbashkëta. 

Fjalime mbajtën edhe z. Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; z. Erik Cernovic, zëvendës sekretar i përgjithshëm i IEQ; znj. Margo Klestill Llofller, ndihmës sekretar i përgjithshëm i IEQ dhe z. Draganço Apostollovski, zëvendës koordinator nacional i IEQ. 

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i IEQ-së, znj. Llofller, theksoi se edhe krahas kësaj që gjendemi në një moment veçanërisht të rëndë për Evropën, duke u ballafaquar me seri sfidash, këtu është me qëllim që të japë mbështetje dhe të vërtetojë për përkushtimin dhe qëllimet e punës së IEQ-së. 

Në lidhje me sesionin e parë me temë "Kriza e migrimit si problem dhe sfidë globale:  sa është reale vetëm zgjidhje rajonale? (Evropa, IEQ-ja dhe Ballkani Perëndimor)", fjalime mbajtën z. Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë dhe znj. Emira Mehmeti, kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend. 

U theksua se kriza e migrimit deri më tani u tregua si sfidë e paparë në Evropë, asnjë vend nuk mund të ballafaqohet vetë, por duhet të gjendet zgjidhje në nivel panevropian, ndërsa sulmet e paradokohshme terroriste treguan se ballafaqohemi me rrezik transnacional dhe duhet bashkërisht të qëndrojmë kundër terrorizmit. 

Në vazhdim u mbajt sesioni i dytë me temë: "Lidhshmëria e ndërsjellë në BE, me theks të veçantë në rajonin e IEQ-së", me ç'rast si prioritet u veçua zhvillimi i vazhdueshëm në infrastrukturën transportuese. 

U theksua rëndësia e investimeve në komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror dhe nevoja për reformë të përshpejtuar dhe ndërtim të korridoreve kryesore.  Funksionaliteti i plotë i korridoreve do të mundësojë lidhshmëri më të mirë të vendeve dhe zhvillim të përforcuar ekonomik. 

Të pranishmit shprehën kënaqësi për temat e zgjedhura për mbledhjen, të cilat janë me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe integrimin e rajonit dhe Evropës në përgjithësi. 

Në fund u miratua deklarata finale

Click