Aktivitetet

E premte, 24 tetor 2014 

Mbledhja е nëntë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 9-të të mbajtur më 22 tetor 2014, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:  

  • Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për privatizim të kapitalit shtetëror; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie. 

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjeve e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z.  Hristijan Delev. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për privatizim të kapitalit shtetëror u theksua se deri më tani kapitali shtetëror në Republikën e Maqedonisë u përcaktua sikur të likuidohet, përkatësisht sikur të shitet, por ky nuk është rast edhe me kapitalin që është në pronësi të Republikës së Maqedonisë jashtë kufijve të saj Me zgjidhjen e propozuar përcaktohet procedura si të shitet ai kapital. 

Qëllimi i plotësimit të propozuar të Ligjit për privatizim të kapitalit shtetëror është krijimi i bazës juridike për zbatim të rregullativës përkatëse nga vendet ku gjenden shoqëritë, përkatësisht bankat ose selitë e tyre në kryegjënë e të cilëve Republika e Maqedonisë ose organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë kanë aksione të tyre. 

Ndërsa në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie, Delev theksoi se deri më tani me Ligjin për veprimtari hotelerie u rregullua veprimtaria për objekte hotelerie dhe orarin e tyre të punës.  

Në pjesën e korridoreve rrugore kryesore të pompave të benzinës, si dhe në aeroporte, stacione hekurudhore dhe stacione të autobusit dhe në pikat kufitare u hapën restorante ku nuk është rregulluar orari i punës, përkatësisht u limitua. 

Me zgjidhjen e propozuar ligjore U theksua se me këtë zgjidhje në masë të konsiderueshme do t'u ndihmohet biznesmenëve që posedojnë lloj të tillë të restoranteve, veçanërisht në periudhën e verës, sepse përmes Republikës së Maqedonisë kalojnë shumë turist.   

Në debatin morën pjesë deputetët: Lupço Dimovski, Vlladanka Aviroviq, Kaltrina Azizi, Dragan Cuklev dhe Zoran Ilioski. Në fund të debatit, Komisioni  konkludoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click