Aktivitetet

E hënë,30 mars 2015 

Mbledhja e nëntëmbëdhjetë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 19-të, si trup punues amë, në leximin e dytë, i shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik; 
  2. Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sipas dy Propozim ligjeve nuk ishin parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni i përcjelli të njëjtat në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click