Aktivitetet

E hënë, 1 dhjetor 2014

Mbledhja e njëmbëdhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 11-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.  

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.  Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet qo do të arrihen dhe zgjidhjet themelore qe rregullohen me ligjet. 

Kryesuesi i Komisionit, z. Rome Trenov i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin ishin të pranishëm deputetët Gazmen Aliji, Rexhail Ismaili dhe Lupço Dimovski. 

Deputetët në diskutimet e tyre e theksuan qëndrimin për miratimin e Propozim-ligjit. 

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click