Aktivitetet

E premte, 29 gusht 2014 

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 11-të të mbajtur më 27 gusht 2014, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion - leximi I;
  2. Dorëzimi i Raportit vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2013;
  3. Dorëzimi i Raportit vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2013;
  4. Raport vjetor i Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013;
  5. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion në vitin 2013. 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për revizion dha zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini.  Ai theksoi se me miratimin e Ligjit për revizion në vitin 2010 janë ngritur standardet për revizion dhe niveli i profesionit të revizorit.  Njëkohësisht Ligji në masë të konsiderueshme me Direktivën e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian 32006L0043 për revizion ligjor të llogarive vjetore dhe llogarive të konsoliduara nga 17 maj 2006. 

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2013 e arsyetoi kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit, z.  Klime Popovski.  Ai theksoi se Agjencia për Supervizion të Sigurimit gjatë vitit 2013 ka miratuar pesë akte nënligjore që e rregullojnë punën e sektorit të sigurimit në Republikën e Maqedonisë.  Gjithashtu janë realizuar supervizione të terrenit dhe jashtë terrenit në disa subjekte. Gjegjësisht, në pajtim me Planin për supervizion për vitin 2013, Agjencia për supervizion të sigurimit ka realizuar 15 supervizione të terrenit dhe atë:  7 supervizione të plota të terrenit që kanë të bëjnë me punën e 7 shoqërive të sigurimit; 3 supervizione të plota të terrenit në shoqëritë brokere të sigurimit dhe 5 supervizione të pjesshme të terrenit në shoqëritë e sigurimit.  Janë lëshuar 6 leje për themelimin e shoqërive brokere të sigurimit; 1 leje për themelimin e shoqërisë për përfaqësim; 5 leje për futje të klasës së re të sigurimit; 6 leje për aktuar të autorizuar; 12 pëlqime për ushtrim të anëtarit të organit drejtues; 21 pëlqime për ndryshim të Statutit të shoqërive të sigurimit; 10 pëlqime për pjesëmarrje të kualifikuar; 110 licenca për përfaqësues në sigurimin dhe 72 licenca për brokerë të sigurimit.  Gjatë vitit 2013 janë parashtruar 148 parashtresa, me ç'rast 109 parashtresa janë zgjidhur, nga të cilat 51 në dobi të parashtruesve të parashtresave, 31 parashtresa janë pa bazë për veprim dhe 8 parashtresa janë në proces të zgjidhjes.

Z. Klime Popovski i arsyetoi Raportet vjetore për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2013;  Njëkohësisht, theksoi se Agjencia për supervizion të sigurimit insiston t'u përmbahet të gjitha pozicioneve në pajtim me Planin financiar që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe realizimi i tyre si në pjesën e të ardhurave, ashtu edhe në pjesën e shpenzimeve.    

Lidhur me Raportin vjetor te Agjencisë për supervizion te sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut te sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013, z.  Klime Poposki theksoi se Agjencia për Supervizion të Sigurimit është trup i pavarur rregullator i tregut të sigurimit që kryen autorizime publike të përcaktuara me Ligjin për supervizion të sigurimit dhe Ligjin për sigurim të detyrueshëm në komunikacion.  Gjatë vitit 2013 në tregun e sigurimit është realizuar premi bruto e policuar në shumë të përgjithshme prej 7,19 miliardë denarë dhe është vërejtur rritje prej 2,56% në lidhje me 2012.  Te sigurimi jojetësor është realizuar premi bruto e policuar në shumë prej 6,47 miliardë denarë që paraqet 89,86% nga premia e përgjithshme e policuar bruto, ndërsa te sigurimi i jetës është realizuar në shumë prej 729 milionë denarë që paraqet rritje prej 21,96 në krahasim me vitin 2012.  Gjatë vitit 2013 në Republikën e Maqedonisë funksionuan 15 shoqëri të sigurimit, nga të cilat 4 për sigurim të jetës dhe 11 për sigurim jojetësor.  U vlerësua se industria e sigurimit në Republikën e Maqedonisë është në fazë të vet të hershme të zhvillimit dhe se sektori i sigurimit në Republikën e Maqedonisë karakterizohet me treg konkurrues mesatar.

Zëvendësi i kryerevizorit shtetëror, z.  Naser Ademi për Raportin vjetor për revizione të kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion në vitin 2013 theksoi se në vitin 2013 Enti Shtetëror për Revizion festoi 15 vjetorin e funksionimit të vet si institucion të pavarur në Republikën e Maqedonisë.  Si rezultat i raportit profesional të të punësuarve Enti Shtetëror për Revizion arriti të ndërtojë imazh i cili i siguroi rol udhëheqës në forcimin e sistemit të kontrollit financiar dhe përgjegjësisë në sektorin publik. Raporti vjetor i sumbilon rezultatet nga revizionet e kryera dhe aktivitetet tjera që janë realizuar gjatë vitit 2013.  Shpenzimi transparent dhe me dedikim i mjeteve publike dhe vlerësimi për cilësinë e shërbimeve të cilat qytetarët i marrin paraqesin bazë gjatë zgjedhjes dhe definimit të sferës së punës të Entit Shtetëror për Revizion.  

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta miratojë Konkluzionin në vijim:

  • Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i shqyrtoi dhe miratoi Raportet e lartpërmendura vjetore dhe financiare. 
Click