Aktivitetet

E enjte, 6 nëntor 2014

Mbledhja e njëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 11-të  si trup punues amë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit ujëra - leximi I; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II; 
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin hekurudhor - leximi II; 
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi II; 
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - leximi II.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.  Nurhan Izairi dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Nimetulla Hailimi. 

Përfaqësuesit e Qeverisë në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, e theksuan nevojën për miratimin e tyre, qëllimet qo do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Për këto dy Propozim-ligje, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, konstatoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

- Komisioni i shqyrtoi dhe miratoi amendamentet e parashtruara nga propozues të autorizuar për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm.

  • Në Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike është inkorporuar një amendament i parashtruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Liljana Zaturoska. 
  • Ne Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor janë inkorporuar dy amendamente të parashtruara nga deputetët Liljana Zaturoska, Rexhail Ismaili dhe Ejup Rustemi. 
  • Në propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm është inkorporuar një amendament i parashtruar nga deputetët Liljana Zaturoska, Dragan Danev, Stojan Millanov, Rexhail Ismaili, Ramis Merko dhe Sllave Goshev.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente. 

Komisioni, pas diskutim i përcolli këto dy Propozim-ligje në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Click