Aktivitetet

E mërkurë, 20 maj 2015 

Mbledhja e njëzet e katërtë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 24-të, si trup punues amë, në procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click