Aktivitetet

E mërkurë, 8 prill 2015 

Mbledhja e njëzetë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të njëzetë, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për zona zhvillimore teknologjike industriale (në lexim të parë). 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristijan Delev. 

Ai theksoi se në Republikën e Maqedonisë me Ligjin për zona zhvillimore industriale teknologjike rregullohen volitshmëritë për investimin në zonat zhvillimore industriale-teknologjike, kushtet, mënyra dhe procedura për themelimin, zhvillimin dhe punën e zonave zhvillimore industriale teknologjike, veprimtaritë që bëhen në zonat zhvillimore industriale teknologjike dhe kushtet e veçanta për kryerjen e tyre, zbatimi i rregullave doganore, si dhe pushimi i punës së zonave zhvillimore industriale teknologjike dhe shfrytëzuesit të zonave zhvillimore industriale teknologjike. 

Me këtë ndryshim të Ligjit, kthehet zgjidhja ligjore paraprake, përkatësisht para miratimit të ndryshimeve të fundit të Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike. 

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Gjorgji Koxhabashiev, z. Lupço Dimovski, z.  Krsto Mukoski dhe z. Gazmend Aliji.  

Komisioni, me gjashtë vota "pro" dhe një "i përmbajtur", konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.           

Click