Aktivitetet

E hënë, 10 nëntor 2014 

Mbledhja e njëzetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dymbëdhjetë, të mbajtur më 6 nëntor 2014, si trup punues amë, në lexim të parë, morri në shqyrtim: 

  • Propozim-ligj për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore; 
  • Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM Infrastruktura Shkup. 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet dha zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini.

- Ai theksoi se qëllimi kryesor i Propozim-ligjit për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore është që të rregullohet materia juridike lidhur me kryerjen e punëve të përfaqësimit në procedurat doganore nga ana e përfaqësuesve të autorizuar doganore dhe përfaqësuesve të licencuar.

Rregullohen kushtet dhe procedura për lëshimin e lejes dhe licencës për kryerjen e punëve të përfaqësimit para organeve doganore për realizimin e veprimeve dhe formaliteteve të përcaktuara me rregullat doganore, kushtet dhe procedura për dhënie të provimit profesional për përfaqësues të licencuar, mënyra në të cilën kryhet kontrolli mbi punën e përfaqësuesve të autorizuar doganorë dhe përfaqësuesve të licencuar, si dhe lloji i evidencave që mbahen, ndërsa njëkohësisht përcaktohen edhe kundërvajtje me gjoba përkatëse për mosrespektimin e dispozitave ligjore. 

Përcaktohen kushte plotësuese, siç janë disponimi me hapësirë afariste dhe pajisje për realizimin e përfaqësimit në procedurat doganore adekuat për qasje në sistemin kompjuterik të Drejtorisë Doganore dhe paraqitje të garancisë me të cilën përfaqësuesi i autorizuar doganor do ta garantojë përmbushjen e detyrimeve të cilat mund të dalin nga realizimi i përfaqësimit.

Për lëshimin e licencës për realizim të përfaqësimit, përfaqësuesit e licencuar detyrimisht duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze, ndërsa futet edhe obligim për ndjekje të trajnimit plotësues njëherë në vit. 

Në pjesën e dhënies së provimit profesional për përfaqësues të licencuar, futet edhe ndjekje e detyrueshme e trajnimit paraprak dhe marrje e certifikatës përkatëse, si dhe plotësim i sferave tematike sipas të cilave jepet provimi me procedurë tranzite dhe baza të terminologjisë doganore në gjuhën angleze. 

Në pjesën e dispozitave për kundërvajtje, janë përcaktuar kundërvajtje të cilat sipas veprimit të kryerjes dallohen plotësisht nga kundërvajtjet e përfshirë me Ligjin doganor. 

Drejtoria Doganore do të caktohet si organ kompetent për lëshimin e licencave për përfaqësim në procedura doganore, do të përcaktohet mënyra dhe kushtet për marrjen dhe anulimin e lejes dhe licencës për përfaqësim në procedura doganore, do të definohen të drejtat dhe detyrimet e përfaqësuesve doganorë, do të parashihet kontroll i detyrueshëm i njohurisë së përfaqësuesve të licencuar dhe do të caktohen dispozita ndëshkimore. 

Në debatin mori pjesë deputetja Liljana Kuzmanovska. 

- Në lidhje me Propozim-ligin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponimin me sendet e organeve shtetërore; z. Xheladini theksoi se me të bëhet përmirësimi i procedurës për ankand publik elektronik dhe adaptimi i saj me modelin holandez të ankandeve, mënyrës së paraqitjes ofertuesve dhe dokumenteve të nevojshme për parashtrimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje. 

Gjegjësisht, me këtë ndryshim ndryshohet mënyra e shitjes dhe dhënia me qira e sendeve të patundshme, përkatësisht në vend të modelit të deritanishëm për caktimin e çmimit për metër katror, do të shfrytëzohet çmimi i përgjithshëm i sendit të patundshëm i cili është lëndë e shitjes ose dhënies me qira. 

Në vend të detyrimit të deritanishëm ofertuesit të lënë depozitë në lartësi prej 2 deri në 5% të vlerës fillestare në ankandin publik, futet detyrimi për dorëzimin e garancisë bankare për seriozitet të ofertës në lartësi prej 2% të vlerës fillestare në ankandin publik. 

Njëkohësisht me ndryshimet parashihet edhe shqiptim ndalim për pjesëmarrje në procedurat për ankand publik për shitje ose dhënie me qira të hapësirave afariste ofertuesit i cili në afat prej 15 ditësh nuk do t'i paguajë mjetet për sendin e patundshëm. Me këtë ndryshim të ligjit parashihet që parashtrimi i fletëparaqitjeve të bëhet veçanërisht në mënyrë elektronike. 

Gjithashtu, me ndryshimin e Ligjit precizohen edhe plotësohen dispozitat që kanë të bëjnë me procedurën për furnizim dhe shitje të sendeve të patundshme, në rastet kur parashihen kushte të veçanta për sendin që blihet, përkatësisht kushtet që duhet t'i përmbushë blerësi i ardhshëm i sendit.  Gjatë ekzistimit të këtyre kushteve të veçanta, gjatë procedurës për furnizim ose shitje, detyrimisht do të merret mendim nga Këshilli për Furnizime Publike nëse pesë ose më pak se pesë subjekte vendore ose të huaja mund t'i përmbushin kushtet nga shpallja. 

Në shqyrtimin mori pjesë deputetja Vlladanka Aviroviq. 

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për shndërrim të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershëm në NP HM Infrastruktura Shkup, zëvendësministri Xheladini theksoi se me nenin 118 të Ligjit për sistem hekurudhor është përcaktuar se mjetet për financim të infrastrukturës hekurudhore ekzistuese sigurohen nga kompensimi për shfrytëzim të infrastrukturës hekurudhore që e paguan transportuesi dhe nga mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa në pajtim me Programin vjetor për financim në infrastrukturën hekurudhore që e paguan transportuesi dhe nga mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa në pajtim me Programin vjetor për financim në infrastrukturën hekurudhore dhe burime tjera. 

Infrastruktura hekurudhore duhet të sigurojë mënyrë të sigurt të zhvillimit të trafikut të udhëtarëve dhe mallrave, përkatësisht duhet të investojë vazhdimisht mjete në mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe investuese të binareve, stabilimenteve hekurudhore dhe elektroteknike me qëllim të arritjes së përafrimit me nivelin sasior të sistemit të hekurudhave evropiane. 

NP HM Infrastruktura Shkup me gjendje më 7.10.2014 në bazë të detyrimeve të paguara nga Republika e Maqedonisë ndaj kreditorëve të huaj ka detyrim në shumë prej 29,9 milionë denarë, ndërsa detyrimet e përgjithshme do të përcaktohen përfundimisht deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 

Në shqyrtimin mori pjesë deputeti Kërsto Mukoski. 

  • Komisioni njëzëri konkludoi se të tre Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 
Click