Aktivitetet

E enjte, 29 janar 2015 

Mbledhja e njëzetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 20-të të mbajtur më 27 janar 2015, si trup punues amë shqyrtoi: 

  1. Raport vjetor për punën për vitin 2013 të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor; 
  2. Program vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2014; 
  3. Raport për punën e Komisionit Rregullator për Banim për periudhë 1 korrik - 31 dhjetor 2014. 

Në mbledhjen e Komisionit, ishte i pranishëm drejtori i Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor, z. Nikolla Kostadinovski dhe z. Qerim Zymeri, anëtar i Komisionit Rregullator për Banim, të cilët i arsyetuan pikat e lartpërmendura. 

Komisioni me 8 vota "pro" i propozoi Kuvendit që të sjellë Vendim për miratimin Raportit vjetor për punën për vitin 2013 dhe për miratimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2014. 

Në lidhje me Raportin për punën e Komisionit Rregullator për Banim për periudhë 1 korrik - 31 dhjetor 2014, kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili potencoi se për herë të parë në Komisionin shqyrtohet Raport i tillë, për shkak se në këtë mënyrë mundësohet informimi i opinionit për aktivitetet e tilla që ndërmerren në këtë sferë. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët: znj. Liljana Zaturoska dhe z. Stojan Millanov, si dhe z. Qerim Zymeri. 

Click