Aktivitetet

E martë, 3 mars 2015 

Mbledhja e njëzetedytë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 22-të, të mbajtur më 27 shkurt 2015, si trup punues amë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike - leximi II; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor - leximi II;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprime komunale - leximi II; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II; 
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike - leximi II; 
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi II;  
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi II; 
  8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike - leximi II; 
  9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore - leximi II; 
  10. Propozim-ligj për shpalljen e lokalitetit park-pylli Gazi Baba park natyror - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Olga Najdenovska, Talat Xhaferi, Ilija Dimovski, Svetllana Jakimovska dhe Aleksandar Nikolloski. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Mile Janakievski. 

- Në Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike janë inkorporuar dy amendamente të miratuara nga trupi punues amë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, si dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës, njëri i parashtruar nga deputetët Liljana Zaturoska, Rexhail Ismaili dhe Bllagoja Despotoski, ndërsa tjetri nga deputetja Roza Topuzova-Karevska.  Gjashtë amendamente nuk u miratuan, ndërsa tre u tërhoqën. 

- Në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor janë inkorporuar dy amendamente të miratuara nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës, të parashtruara nga deputetët:  Rexhail Ismaili, Liljana Zaturoska dhe Bllagoja Despotoski. 

- Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për:   Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale; Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik; Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore. 

Komisioni i përcolli këto propozim-ligje në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

- Në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, janë inkorporuar 7 amendamente nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës, dhe atë:  katër amendamente të parashtruara nga deputetët:  Liljana Zaturoska, Rexhail Ismaili, Dragan Danev, Sllave Goshev, Bllagoja Despotoski, Fatmir Imeroski dhe Musa Ibraimi; dy amendamente nga deputetët Ejup Rustemi dhe Fatmir Imeroski; si dhe një amendament të parashtruar nga deputetët:  Liljana Zaturoska, Bllagoja Despotoski, Fatmir Imeroski, Rexhail Ismaili dhe Musa Ibraimi. 

- Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë parashtroi një amendament të karakterit juridik-teknik.  Në debatin për amendamentin mori pjesë deputetja Liljana Zaturoska,  Komisioni me 6 vota "pro" e miratoi amendamentin e propozuar, i cili u inkorporua në Propozim-ligjin e plotësuar.  Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

- Ne Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim janë inkorporuar tre amendamente të miratuara nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës, të parashtruara nga deputetët:  Liljana Zaturoska, Fatmir Imeroski, Rexhail Ismaili dhe Bllagoja Despotoski.

- Në arsyetimin për Propozim-ligjin për shpalljen e lokalitetit park-pylli Gazi Gabab park natyror, përfaqësuesi i propozuesve, deputetja Olga Najdenovska, theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimit që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.  Ajo dha sqarim se me këtë Propozim-ligj nuk bëhet fjalë për kurrfarë marrjeje të pronave të qytetarëve, por bëhet fjalë për peizazh karakteristik i cili duhet të valorizohet në interes të qytetarëve për ajër më të pastër.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji njëzëri e miratoi konkluzionin në vijim:

  • Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë konstatoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 
Click