Aktivitetet

E martë, 2 dhjetor 2014

Mbledhja e njëzetegjashtë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të njëzetegjashtë, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit "Ndërtimi i segmentit të ri rrugor dhe rikonstruktimi i segmentit rrugor ekzistues Belakovc - Kriva Pallankë - pjesa lindore e vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 2"; 
  2. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë nacionale, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës.

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini. 

Për Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit "Ndërtimi i segmentit të ri rrugor dhe rikonstruktimi i segmentit rrugor ekzistues Belakovc - Kriva Pallankë - pjesa lindore e vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 2", z.  Xheladini theksoi se Korridori VIII është një nga dhjetë korridoret panevropiane, i cili e lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. 

Korridori VIII në Republikën e Maqedonisë fillon në kufirin me Republikën e Bulgarisë, përmes Kriva Pallankës-Bellakovce-Kumanovë-Shkup-Kërçovë, përfundon në kufirin me Republikën e Shqipërisë dhe i njëjti nuk është ndërtuar plotësisht. 

Pjesa e Korridorit VIII i cili kalon përmes Republikës së Maqedonisë, është në gjatësi prej rreth 313 km dhe përbëhet nga pjesa lindore, qendrore dhe perëndimore. 

Për vendosjen e pjesës lindore të Korridorit hekurudhor VIII, në periudhën e ardhshme duhet të fillojë realizimi i projektit "Ndërtimi dhe rikonstruktimi i segmentit rrugor ekzistues Bellakovcë-Kriva Pallankë-pjesa lindore e hekurudhës në Korridorin VIII, faza 2".

Projekti parasheh ndërtim të hekurudhës në Korridorin VIII në segmentin rrugor Bellakovc-Kriva Pallankë, duke përfshirë edhe rikonstruktimin e pjesëve ekzistuese të vijës, në gjatë totale prej 34 km. 

Me ndërtimin e këtij segmenti rrugor do të përfundojë faza e dytë për lidhjen e hekurudhës me Republikën e Bulgarisë, me çka do të krijohen kushte më të volitshme për orientimin e ekonomisë drejt tregut global ndërkombëtar, për nxitjen e investime, rritjen e prodhimit bruto vendor dhe prosperitetit të ekonomisë nacionale. 

Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij investimi janë 145.000.000 euro, të cilat do të siguron përmes huas nga BERZH.  Gjithashtu, BERZH do të sigurojë grant mjete në shumë prej 670.000 euro për ndihmë këshillimore për implementimin e projektit dhe për mbështetje të komponentit për ndërtim të kapaciteteve.  Për financimin e mbikëqyrjes së punëve ndërtimore në shumë totale prej 7.500.000 euro, Qeveria e Republikës së Maqedonisë siguroi grant mjete nga instrumenti Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor (VBIF) në shumë prej 3.000.000 euro, ndërsa shuma tjetër prej 4.500.000 euro do të financohet me mjete të huas nga BERZH.  Përveç kësaj, me mbështetje të BERZH përmes VBIF janë siguruar grant mjete në shumë prej 2.700.000 euro për përpunimi të projektit kryesor. 

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë nacionale, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, zëvendësministri Xheladini theksoi se Programi për rrugë nacionale, në shumë prej 160 milionë euro, do të financohet me hua nga BERZH dhe do të realizohet në dy transhe. 

Transheja e parë është në shumë prej 74 milionë euro, ndërsa transheja e dytë do të jetë në shumë prej 86 milionë euro. 

Ky projekt është pjesë e politikës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës rrugore në Republikën e Maqedonisë.  Zbatues i projektit do të jetë NP për rrugë shtetërore. Realizimi i Projektit do t'i përfshirë pjesët vijuese: 

1. Transheja e parë: 

  • Pjesa A:  Ndërtimi i aksit rrugor në nivel të rrugës eksprese, segmentit ura e lumit Raec-nyja Drenovë dhe rikonstruktimi i aksit rrugor Shtip-Koçan në nivel të rrugës eksprese 
  • Segmenti B:  Vendosja e arkivit digjital dhe sistemit elektronik për furnizim 
  • Segmenti B:  Shërbime këshillimore për Planin për menaxhim me diversitet biologjik dhe Planin për menaxhim me mbrojtje/mirëmbajtje të diversitetit biologjik nga ndërtimi i aksit rrugor Raec-Drenovë. 

2. Transheja e dytë: 

  • Segmenti G:  Ndërtimi i akseve rrugore:  rruga eksprese Ohër-Peshtan dhe autostrada Strugë-Trebenishtë. 

NP për rrugë shtetërore do të mund të fillojë me tërheqjen e transhesë së parë të huas, në shumë prej 74 milionë euro, pas përmbushjes së kushteve për efektivitet të përcaktuara në Marrëveshjen për hua për Programin për rrugë nacionale. 
Transheja e dytë, në shumë prej 86 milionë euro, do të jetë e disponueshme për tërheqje nëse përmbushjen kushtet e përcaktuara në Marrëveshjen për hua për Programin për rrugë nacionale. 

Pas miratimit të Ligjit për garanci nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pas botimit të tij në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, është paraparë lidhje të:  Marrëveshjes për garanci për financim të Programit për rrugë nacionale, që do të lidhet ndërmjet Republikës së Maqedonisë të prezantuar nga Ministria e Financave dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim; Marrëveshjes për huaj për financim të Programit për rrugë nacionale që do të lidhet ndërmjet NP për rrugë shtetërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella ndërmjet Ministrisë së Financave dhe NP për rrugë shtetërore. 

Në pajtim me Ligjin për borxh publik, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri i Financave nënshkruan marrëveshje për lëshimin e garancisë ndaj huadhënësit të huaj, si dhe marrëveshje për sigurimin e garancisë shtetërore me subjektin në emër të të cilit është lëshuar, pas ligjit të miratuar paraprak për lëshimin e garancisë shtetërore. 

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, zëvendësministri theksoi se në drejtim të harmonizimit të legjislacionit maqedonas me legjislacionin e BE-së, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Ligjin për rezerva të detyrueshme të naftës. 

Në bazë të nenit 56 të Ligjit për Rezerva të detyrueshme të naftës, i njëjti duhet të fillojë së zbatuari nga 1 janari i vitit 2015. 

Qëllimi i ligjit të propozuar është që të prolongohet edhe një vit zbatimi i tij me çka do të mundësohet lëshimi i rezervave të naftës shfrytëzuesve në pajtim me ligjin ekzistues i cili është ende në fuqi, përkatësisht në pajtim me nenin 9-a sipas të cilit rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës mund të shfrytëzohen edhe në gjendje të krizës, si dhe në raste tjera kur ekziston nevojë urgjente për derivate të naftës nga ana e organeve shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe personat tjera juridikë dhe institucionet e themeluara nga shteti të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publike dhe komunat, për realizimin e aktiviteteve të tyre të përcaktuara me ligj. 

  • Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, për të tre Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar dhe Komisioni i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
Click