Aktivitetet

E hënë, 6 prill 2015 

Mbledhja e njëzetegjashtë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 26-të, si trup punues amë, shqyrtoi:

  • Propozim-program vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2015;
  • Propozim-plan financiar vjetor i Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2015. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Agjencisë për Aviacion Civil, ishte i pranishëm drejtori, z. Goran Jandreoski, i cili i arsyetoi të dyja pikat. 

Komisioni me 7 vota "pro" i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta miratojë vendimin për dhënie pëlqim Propozim-programit vjetor për punë dhe zhvillim dhe Propozim-planit financiar vjetor të Agjencisë për Aviacion Civil të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. 

Click