Aktivitetet

E martë, 17 mars 2015 

Mbledhja e njëzetekatër e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , në mbledhjen e sotme të 24, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik të parashtruar nga deputetet: Liljana Zaturoska dhe Olga Najdenovska. 

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente sipas Propozim ligjit. 

Anëtarja e komisionit Liljana Zaturoska në emër të propozuesve të Propozim ligjit e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet e ngelura të cilat rregullohen me ligjin. 

Deputeti Ramis Merko dha mbështetje të Propozim ligjit dhe theksoi se ka bazë të mirë juridike dhe është në  funksion të planifikimit hapësinor urbanistik të qyteteve në Republikën e Maqedonisë. 

Me ndryshimet i jepet hapësirë më e madhe të gjitha institucioneve të cilat do ti shfrytëzojnë ndërtesat në pikëpamje të asaj se bëhet fjalë për ndërtesa me dedikim për mbrojtje sociale dhe shëndetësore dhe ndërtesa me dedikim banim grupor në funksion të arsimit. 

Në fund të diskutimit, Komisioni, Propozim ligjin e përcolli në procedurë të mëtejme në Kuvend. 

Click