Aktivitetet

E martë, 11 nëntor 2014 

Mbledhja e njëzetenjë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 21, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore, me procedurë të shkurtuar. 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Drejtorinë Doganore kanë për qëllim harmonizimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore me Ligjin për nëpunës shtetërorë në pjesën e klasifikimit të vendeve të punës të nëpunësve doganorë, përvojës së nevojshme të punës në profesionin dhe harmonizimin në pjesën e pushimit të marrëdhënies së punës në mënyrë që është ndërmarrë dispozita nga neni 98 paragrafi 5 alineja 3 e Ligjit për nëpunës administrativë.  Ky ligj hyn në fuqi ditën e ditë nga dita e botimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë", ndërsa do të fillojë së zbatuari me ditën e fillimit të zbatimit të Ligjit për nëpunës administrativë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 27/14), përveç dispozitës së nenit 6 të këtij ligji, e cila do të fillojë së zbatuari me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 
Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit për Propozim-ligjin nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në debatin mori pjesë deputeti Gjorgji Koxhabashiev. 

Në fund të debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.  

Click