Aktivitetet

E martë , 24 mars 2015 

Mbledhja e njëzetepesë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 25-së, si trup punues amë, në lexim të dytë, i shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë ;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , morën pjesë ministri i transportit dhe lidhjeve, z.  Mile Janakieski dhe zëvendësministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z.  Stevo Temelkovski. 

Kryetari i Komisionit, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sipas Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, është parashtruar një amendament nga deputetët z. Ramis Merko dhe z.  Musa Ibrahimi, i cili me 2 vota “për” dhe 5 “kundër” nuk ishte miratuar, ndërsa sipas Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina, nuk ishin parashtruar amendamente.  

Komisioni i përcjelli të dy Propozim ligjet në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click