Aktivitetet

E mërkurë, 3 qershor 2015  

Mbledhja e njëzetepestë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 25, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Kryetari i Komisionit deputeti Rome Trenov i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim e përcolli Propozim-ligjin e procedurës së mëtutjeshme në Kuvend. 
Click