Aktivitetet

E mërkurë, 17 qershor 2015 

Mbledhja e njëzeteshtatë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 27-të, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të produkteve bujqësore. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Jane Novaçkov, i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: znj. Sonja Talevska, z.  Romeo Trenov dhe z. Lupço Dimovski. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri vlerësoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.  

Click