Aktivitetet

E enjte, 16 prill 2015

Mbledhja e njëzeteshtatë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji ti Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 27-të, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Nimetulla Halimi, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi një amendament për transparencë të procedurës për shitje dhe qira të hapësirës afariste në pajtim me zgjidhjen ligjore, që u miratua me 7 vota "për".

Në debatin për amendamentin morën pjesë deputetët: z. Ramis Merko, z. Bllagoja Despotovski dhe z. Stojan Millanov.

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click