Aktivitetet

E enjte, 18 qershor 2015 

Mbledhja e njëzetetetë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të njëzetetetë, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për prodhime ndërtimore; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti elektronike; 
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privato-publik. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të tre Propozim-ligjet nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni i përcolli të njëjtat në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click