Aktivitetet

E martë, 28 prill 2015

Mbledhja e njëzetetetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 28-të si trup punues amë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje - leximi I; 
  2. Raporti vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2014; 
  3. Raporti vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2014. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Mile Janakievski. 

Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z.  Ramis Merko, znj. Liljana Zaturoska dhe znj. Sillvana Boneva. Në fund të debatit, Komisioni me 5 vota "pro", një "kundër" dhe një "i përmbajtur" konstatoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Raportin vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2014 e arsyetoi drejtori i Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, z. Nikolla Kostadinovski, ndërsa në diskutim morën pjesë deputetët z. Bllagoja Despotovski dhe znj. Liljana Zaturoska. 

Komisioni me 7 vota "pro" i propozoi Kuvendit që të miratojë Vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2014.  

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Agjencisë për komunikime elektronike, ishte e pranishme znj. Gordana Klinçarova, kryetare e Komisionit.

Ajo e arsyetoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2014, ndërsa në diskutimin morën pjesë deputetët: z.  Bllagoja Despotovski, z. Fatmir Imeroski, z. Alim Bilali dhe znj. Sillvana Boneva. 

Në fund të debatit, Komisioni me 6 vota "pro" i propozoi Kuvendit që ta shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2014. 

Click