Aktivitetet

E hënë, 16 mars 2015 

Mbledhja e njëzetetre  e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 23-të të mbajtur më 12 mars 2015, si trup punues amë, i shqyrtoi: 

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I; 
  • Program vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2015;
  • Propozim-ligj për shpalljen e lokalitetit park-pylli Gazi Babë park natyror -  i parashtruar nga deputetët: Ollga Najdenovska, Talat Xhaferi, Ilija Dimovska, Svetllana Jakimovska dhe Aleksandar Nikolloski  - leximi II;
  • Plani financiar i Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015, me  dokumentet përcjellëse; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurinë - leximi I; 
  • Program vjetor për punë të Agjencisë së Postave për vitin 2015.  


Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morën pjesë ministri i transportit dhe lidhjeve, z. Mile Janakieski dhe z. Stevo Temelkovski, zëvendësministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. 

Në arsyetimet sipas Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurinë përfaqësuesit e Qeverisë e theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore të cilat rregullohen me ligjet. 
Në diskutimin sipas Propozim ligjit morën pjesë deputetët Stojan Milanov dhe Roza Topuzova –Karevska. 

Në fund të diskutimit, Komisioni përfundoi se Propozim ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë. 

Program vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin  2015 dhe Program vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2015 e arsyetuan, z.  Nikolla Kostadinovski, drejtor i Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Vllatko Atanasoski, drejtor i Agjencisë për posta. 

Në diskutimin për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2015 morën pjesë deputetët Liljana Zaturoska dhe Bllagoja Despotoski dhe drejtori Nikolla Kostadinovski. 
Komisioni i propozoi Kuvendit të miratoj Vendim për miratimin e Programeve vjetore. 

Kryetari i Komisionit , z.  Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin  e  caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente sipas Propozim ligjit për shpalljen e lokalitetit park pyll Gazi Babë për park të natyrës. 

Komisioni, Propozim ligjin e përcjelli në procedurë të mëtejme në Kuvend. 

Në raport të Planit financiar të Radio televizionit të Maqedonisë për vitin 2015, me dokumentet përcjellëse kryetari i Komisionit , z.  Ismaili i njoftoi deputetët se në nenin 106 nga Ligji për shërbime audio dhe shërbime audio vizuale mediale ndërmjet tjerash është përcaktuar se RTM është i detyruar të miratoj Program vjetor për punë për vitin e ardhshëm dhe ta dorëzoj për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Programi vjetor posaçërisht duhet të përmbajë: 

  • program për punë për vitin e ardhshëm me aktivitete të planifikuara posaçërisht për plotësimin e detyrimeve programore të RTM në pajtim me këtë ligj dhe 
  • plan financiar për vitin e ardhshëm i cili i përmban të ardhurat e planifikuara dhe shpenzimet e RTM për vitin e ardhshëm të grupuara sipas strukturës dhe sipas strukturës organizuese të RTM, si dhe investimet e parapara kapitale të RTM për vitin e ardhshëm. Gjithashtu kryetari i Komisionit njoftoi se në pajtim me nenin 106 paragrafi 4 nga Ligji për shërbime audio dhe shërbime audio vizuele mediale Planin financiar të RTM e miraton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesit të Radio televizionit të Maqedonisë morri pjesë znj. Snezhana Klinçarova kryetare e Këshillit programor të Radio televizionit të Maqedonisë dhe e arsyetoi Planin financiar së bashku me dokumentet shoqëruese. 

Në diskutim sipas Planit financiar të Radio televizionit të Maqedonisë për vitin 2015 morën pjesë deputetët: z. Rexhail Ismalili, znj. Lubica Buralieve, z. Musa Ibraimi dhe z. Blagoja Despotoski. 

Komisioni me 7 vota “për” dhe 1 votë të përmbajtur i propozoi Kuvendit të miratoj Vendim për miratimin e Planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë  për vitin 2015.  

Click