Aktivitetet

E hënë, 14 dhjetor 2015 

MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Komisioni për Çështje Evropian i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti mbledhjen e 23-të, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Pasqyrës narrative të shkallës së realizimit të revizionit të NPAA-së për vitin 2015. 

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit, znj. Ermira Mehmeti, e cila sqaroi se qëllimi është që të bëhet një pasqyrë e asaj që është realizuar në Revizionin për vitin 2015 të NPAA-së, e në vigjilje të përgatitjes së Revizionit të Programit Nacional për vitin 2016. 

NPAA-ja mbetet të jetë dokument dhe udhëheqës kryesor i procesit të integrimit në BE, sepse e pasqyron dinamikën e harmonizimit të legjislacionit nacional me atë evropian, si dhe përshtatjen e institucioneve nacionale ndaj strukturave administrative evropiane. 

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane, sekretari shtetëror, znj. Bllazheska, dha informata më të detajuara për shkallën e realizimit të Revizionit të Programit nacional për vitin 2015, si dhe për përgatitjen për finalizimin e Revizionit të NPAA-së për vitin 2016, që është në procedurë qeveritare, pas së cilës do të dorëzohet edhe në Kuvend. 

Në debatin mori pjesë deputeti z. Kenan Hasipi, i cili sugjeroi në nevojën për intensifikim të bashkëpunimit të harmonizimit të legjislacionit maqedonas me atë evropian në të gjitha sferat, për të cilën nevojitet të jepet impuls plotësues nga ana e BE-së, përmes dhënies së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. 

Në lidhje me pikën e rendit të ditës, Komisioni miratoi konkluzionet në vijim: 

  1. Komisioni e shqyrtoi dhe e pranoi Pasqyrën narrative për shkallën e realizimit të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, revizioni 2015, për tremujorin e tretë; 
  2. Raporti nga debati dhe Pasqyra narrative për shkallën e realizimit të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, revizioni 2015, për tremujorin e tretë, t'u dorëzohen deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në formë elektronike, për informimin e tyre. 
Click