Aktivitetet

E martë, 1 korrik 2014 

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në  Mbledhjen e parë të mbajtur sot, si trup punues amë, e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës në vitin 2013.

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhjen ishin të pranishëm z. Bllagoj Çurlinov, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili e arsyetoi Raportin vjetor.

U theksua se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke i pasur parasysh resurset e disponueshme, është i kënaqur nga vëllimi i aktiviteteve të realizuara dhe rezultatet e arritura në fushën e konkurrencës në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2013.  

Në Raportin vjetor janë përfshirë informata të detajuara për zbatimin e kompetencave nga Ligji për mbrojtje të konkurrencës dhe Ligji për kontroll të ndihmës shtetërore, si dhe informata të plota dhe të detajuara për punën e tij materiale dhe financiare.  

Në vitin 2013 Komisioni ka përpiluar dhe ka miratuar udhëzime për zbatimin e Ligjit për mbrojtje të konkurrencës dhe atë udhëzime për mënyrën e paraqitjes dhe plotësimit të njoftimit për përqendrimet.  

Vitin e kaluar Komisioni vazhdimisht ka realizuar bashkëpunim me Komisionin Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, në pjesën e përpunimit të akteve ligjore në pajtim me Ligjin për energjetikë.  

Sfera e dytë e cila është në domenin e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës është Kontrolli i ndihmës shtetërore. U theksua se në punën e tij të rregullt janë realizuar më shumë aktivitete.  

U theksua edhe pjesa financiare për punën e Komisionit, duke theksuar se e njëjta është pozitive.  

Kryetari Çurlinov e theksoi organizimin dhe rolin e shërbimit profesional në punën e tij, si dhe aktivitetin ndërkombëtar.  

Njëkohësisht, u cek se nevojitet përforcim i vazhdueshëm dhe institucional i Komisionit, me theks të veçantë për rritjen e numrit të të punësuarve.   

  • Në bazë të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në vitin 2013.  
Click