Aktivitetet

E martë, 1 korrik 2014 

MBLEDHJA E PARË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e parë të djeshme, si trup punues amë, mbajti Prezantim të konstatimeve për plotësimin e qëllimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ku njëkohësisht shqyrtoi edhe katër Raporte:

  • Raporti vjetor për punën e Agjencisë së Postave për vitin 2013; 
  • Raporti vjetor për rezultatet e punës se NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2013; 
  • Raporti për Punën e Këshillit për Radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013; 
  • Raporti vjetor për punën e Agjencisë së Postave për komunikime elektronike për vitin 2013. 

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, theksoi se ky prezantim është në pajtim me nenin 14 paragrafi (8) nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, ku është përcaktuar se kandidati i propozuar për anëtar të Këshillit i prezanton konstatimet e tij për përmbushjen e qëllimeve të këtij ligji para trupit punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kompetent për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale. 

Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm dhe i prezantuan konstatimet e kandidatëve të propozuara për anëtar të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale dhe atë: z.  Zoran Fidanoski, i propozuar nga Shoqata e Gazetarëve të Republikës së Maqedonisë; z. Llazar Trajçev, i propozuar nga Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve; z. Metodia Jançeski, i propozuar nga Konferenca Ndëruniversitare e Republikës së Maqedonisë; znj. Allma Mashoviq, e propozuar nga Dhoma e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë; z. Llazo Petrushevski dhe z.  Selver Ajdini, të propozuara nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Milaim Fetai, i propozuar nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. 

Raportet vjetore i arsyetuan: përfaqësuesi i Agjencisë së Postave, z. Lupço Meshkov, kryetar i Komisionit; përfaqësuesja e NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë, znj. Liljana Stojanovska, këshilltare e drejtorit ekzekutiv; përfaqësuesi i Këshillit për Radiodifuzion, z.  Zoran Trajçevski, kryetar i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, znj. Gordana Klinçarova, kryetare e Komisionit. 

Click