Aktivitetet

E hënë, 21 korrik 2014

MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Sot, u mbajt Mbledhja e Parë e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me të cilën kryesuesi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke ua uruar zgjedhjen anëtarëve të Komitetit njoftoi se ai e ka konvokuar dhe do të kryesoj me Mbledhjen e Parë Konstitutive të Komitetit deri në zgjedhjen e kryetarit të Komitetit.

Njëherit, ai e theksoi rolin e rëndësishëm të Komitetit në zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

Me propozim të kryesuesit, në mbledhje u miratua ky Rend i Ditës:

  • Zgjedhja e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Anëtari i Komitetit, z. Xhevat Ademi, për kryetar të Komitetit e propozoi z. Ejup Rustemi, deputet dhe anëtar i Komitetit.

Për zëvendëskryetar të Komitetit, anëtari i Komitetit, z. Antonijo Milloshoski, e propozoi z. Bllagoja Despotoski, deputet dhe anëtar i Komitetit.

Pas votimit, kryesuesi konstatoi se kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive u zgjodh anëtari i Komitetit, z. Ejup Rustemi, kurse zëvendëskryetar i Komitetit u zgjodh anëtari i Komitetit, z. Bllagoja Despotoski.   

Click