Aktivitetet

E martë, 12 janar 2016 

MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT PËR ORGANIZIMIN E SESIONIT TË VJESHTËS SË AP OSBE

Komiteti për Organizim të Sesionit të Vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2016 e mbajti Mbledhjen e parë, ku në rend dite ishin konstituimi i Komitetit dhe aspektet organizative të Sesionit, e cila do të mbahet nga 29 shtatori deri më 2 tetor 2016, në hotelin "Holidej In", Shkup. 

Kryetar i Komitetit është shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP OSBE, znj. Renata Deskoska, ndërsa anëtarë janë: kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme; anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Delegacionit të AP OSBE; sekretari i përgjithshëm i Kuvendit; koordinatori i Grupit punues për organizim të Sesionit të vjeshtës; si dhe përfaqësuesit e Ministrive të punëve të jashtme, punëve të brendshme, financave, ekonomisë dhe kulturës. 

Si temë e përgjithshme për Konferencën parlamentare, ku priten 400 pjesëmarrës, është përcaktuar: "Përforcimi i masave për ndërtim të mirëbesimit dhe sundim të mirë në rajonin e OSBE-së". 

Të pranishmit në mbledhjen e sotme kishin mundësi të këmbejnë ide dhe përvoja, me qëllim organizim më të mirë të kësaj ngjarjeje politike me format të madhe dhe rëndësi të lartë jo vetëm për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si nikoqir, por edhe për vendin në përgjithësi. 

Delegacioni i lartë i Sekretariatit ndërkombëtar i AP OSBE-së realizoi vizitë pune në Shkup me qëllim vlerësimin e çështjeve praktike dhe logjistike lidhur me organizimin e Sesionit. 

Sesionet e vjeshtës të AP OSBE-së organizohen me qëllim përforcimin e dialogut parlamentar për tema të rëndësishme dhe aktuale, lidhur me detyrimet dhe vlerat e OSBE-së. 

Click