Aktivitetet

E hënë, 23 mars 2015 

Mbledhja e parë e Komitetit të përhershëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji të KP KPEJL 

Në organizim të Asamblesë Popullore të Republikës së Bullgarisë, më 21 mars, në Sofje, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit të përhershëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji të Asamblesë Popullore të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore – KP KPEJL. 

Tema e mbledhjes ishte përparimi i efikasitetit energjetik në Evropën Juglindore, kurse Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e përfaqësonte deputetja Ane Llashkoska.  Pjesëmarrje në ngjarje morën dhe deputetë nga parlamentet e Shqipërisë, Bullgarisë, Kosovës, Moldavisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Turqisë dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të lartë qeveritar nga vendi nikoqir.  

Në fjalimin e saj deputetja Llashkoska fliste për hapat të cilët Republika e Maqedonisë i merr në sferën e energjetikës, duke u drejtuar në mënyrë të posaçme në bashkëpunimin me vendet nga fqinjësia dhe harmonizimi i legjislacionit nacional me të drejtën e BE.  Ajo theksoi se në Maqedoni merren projekte serioze në drejtim të gazifikimit të plotë të territorit dhe lidhje me rrjedhat rajonale të gaz përçuesit,  kurse vërtetim për atë është ndërtimi i sapofilluar   i gaz përçuesit magjistral Bllok - Kleçovcë, si pjesë nga projekti për ndërtim të Sistemit Nacional gaz përçues. 

Ndikimi i efikasitetit energjetik mbi zhvillimin e ekonomive të vendeve anëtare u vërejt dhe në Propozim Rezolutën e miratuar, në të cilën si qëllime të përbashkëta veçohen mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve dhe zbatimi i rregullativave relevante të UE. Në dokument ftohen dhe parlamentet e vendeve anëtare të KPEJL, së bashku me Parlamentin Evropian, të vendosin rrjet parlamentar për bashkëpunim më të përafërt dhe shkëmbim të përvojave nga sfera.  

Dokumentet e dala nga mbledhja e Komitetit duhet të miratohen në sesionin vjetor të KP të KPEJL, në të cilin nikoqir do të jetë Parlamenti i Republikës së Shqipërisë. 

Click