Aktivitetet

E mërkurë, 7 tetor 2015 

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR MBIKËQYRJE TË ZBATIMIT TË MASËS SË VEÇANTË HETUESE NDJEKJA E KOMUNIKIMEVE NGA ANA E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTORISË PËR POLICI FINANCIARE, DREJTORISË DOGANORE DHE NGA MINISTRIA E MBROJTJES DHE KOMISIONI PËR MBIKËQYRJE TË PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE TË AGJENCISË PËR ZBULIM 

Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese ndjekja e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtorisë Doganore dhe nga Ministria e mbrojtjes dhe Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim në mbledhjen e katërtë dje mbajtën mbledhje të përbashkët me pikë në rendin e ditës: 

  1. Lista e prioriteteve reformuese urgjente për Republikën e Maqedonisë nga Komisioni Evropian dhe Rekomandimet nga grupi i ekspertëve të lartë për çështje sistematike për sundimin e së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverë të vitit 2015. 

Në diskutimin për pikën e rendit të ditës morën pjesë deputetët: Goran Misovski, Hari Lokvenec, Pavle Sazdov, Ernad Fejzulla, Ivan Ivanov, Sasho Vasilevski, Vasko Kovaçevski, Avokati i Popullit Ixhet Memeti dhe përfaqësuesit e ekspertëve. Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim:

  1. Mbikëqyrja parlamentare e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, si dhe mbikëqyrje e zbatimit të masës së veçantë hetuese ndjekja e komunikimeve paraqet mekanizëm të rëndësishëm përmes të cilit duhet të garantohet respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 
  2. Duke e pasur parasysh rëndësinë e mbikëqyrjes parlamentare komisioni e potencon nevojën për komunikim të rregullt dhe të pandërprerë me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim.  Në atë drejtim, ftohen drejtorët e Drejtorisë dhe Agjencisë të jenë të pranishëm detyrimisht në mbledhjet e komisioneve, sidomos kur shqyrtohen raportet e rregullta vjetore për punën e tyre dhe planin për punë për vitin e ardhshëm. 
  3. Komisioni potencon se është me rëndësi të veçantë që të gjitha institucionet kompetente të ndërmarrin masa dhe aktivitete me qëllim arritjen e implementimit të plotë të rekomandimeve dhe prioriteteve të përcaktuara në Rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistemore për sundimin e së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverë të vitit 2015, si dhe drejtimet e dhënë në Listën e prioriteteve reformuese urgjente. 
  4. Duke u thirrur në diskutimet gjatë mbledhjes për Dialogun aderues të nivelit të lartë, të mbajtur më 18 shtator 2015, në Shkup, ku BE-ja u njoftua me formimin e komisionit ndërresor për përgatitjen e planit të aktiviteteve për realizimin e Rekomandimeve nga grupi i ekspertëve të lartë për çështjet sistemore për sundimin e së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverë të vitit 2015, Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim e informon Ministrinë e Punëve të Brendshme për nevojën që ky plan të dorëzohet te Kryetari dhe anëtarët e Komisionit. 
  5. Duke marrë parasysh atë se Komisioni në kompetencën e vet kryen mbikëqyrje për realizimin e të cilit nevojitet njohje profesionale dhe eksperte nga sfera përkatëse, Komisioni potencon nevojën për gjetjen e modelit adekuat të angazhimit të ardhshëm të ekspertëve teknikë. 
  6. Komisioni ndërmerr obligim për të organizuar debate publike me prezencë të opinionit të ekspertëve dhe opinionit profesional, me qëllim prezantimin e praktikave më të mirë aplikimi i të cilave do të mundësojë funksionim të plotë të sistemit të kontrollit parlamentar dhe civil. 
  7. Këto konkluzione të dorëzohen te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, Agjencia për Zbulim, Drejtoria për Polici Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes.  
Konkluzionet të publikohen në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Click