Aktivitetet

E hënë, 15 janar 2016 

Mbledhja e pesëdhjetegjashtë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 56-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim - leximi II;  
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për orarin e punës, pushimet e detyrueshme të punëtorëve mobilë dhe shoferëve në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor - leximi II;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi II; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II; 
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion - leximi II;    
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore - leximi II;  
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane - leximi II;
  8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem hekurudhor - leximi II; 
  9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - leximi II;
  10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për interoperabilitetin në sistemin hekurudhor - leximi II; 
  11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi II; 
  12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të varrimit - leximi II;
  13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale - leximi II; 
  14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare - leximi II;
  15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike - leximi II; 
  16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje - leximi II; 
  17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për autokampe - leximi II;  
  18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi II;
  19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi II. 

Në mbledhjen e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Nimetulla Halimi. 
Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet. 

Në lidhje me  Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për orarin e punës, pushimet e detyrueshme të punëtorëve mobilë dhe shoferëve në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor është përpiluar Propozim-ligj i plotësuar. 

Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji Propozim-ligjet, i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click