Aktivitetet

E premte, 19 shkurt 2016 

MBLEDHJA E PESËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 54-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për vendskijim; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor. 

Në mbledhjen e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Nimetulla Halimi. 

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për vendskijim janë parashtruar 23 amendamente nga të cilat 16 u miratuan, 2 nuk u miratuan dhe 5 u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar. 

Në shqyrtimin e amendamenteve morën pjesë deputetët: znj. Liljana Zaturoska, z. Tomisllav Tuntev dhe z.  Vasko Kovaçevski si dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Komisioni nuk i shqyrtoi 2 amendamentet e parashtruara sepse ato u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar. 

Në fund të debatit, Komisionit i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click