Aktivitetet

E mërkurë, 11 shkurt 2015 

Mbledhja e pesëmbëdhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 15-të, të mbajtur më 10 shkurt 2015, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet; 
  2. Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për gjueti; 
  3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pyje dhe Inspeksion të Gjuetisë; 
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Besir Jashari, sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

I autorizuari i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z. Lupço Dimovski, znj. Olga Najdenovska, znj. Sonja Talevska, z. Gjorgji Koxhabashiev dhe z. Nikolla Micevski. 

Në fund të debatit, Komisioni vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.  

Click