Aktivitetet

E martë, 5 maj 2015 

Mbledhja e pesëmbëdhjetë e Komisionit për Çështje Evropiane 

Komisioni për Çështje Evropiane, me të cilin kryesoi zëvendëskryetarja, znj. Nora Aliti, sot e mbajti mbledhjen e 15-të në të cilën diskutoi për pikën e rendit të ditës.  1. Propozim-ligj për masat doganore për realizimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, leximi i parë. 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini, i cili e sqaroi nevojën për miratimin e këtij ligji, me të cilin bëhet harmonizimi me rregullativën e re të BE-së, nr. 608/2013, që zbatohet në BE nga 01.01.2014, e me të cilën shfuqizohet Rregullativa nr. 1383/2003.

Në debatin morën pjesë deputetët Nora Aliti dhe Daniella Rangellova, të cilat e përshëndetën miratimin e këtij ligji, sepse me të rregullohet mbrojtja e pronësisë intelektuale sipas standardeve evropiane, por edhe ndikohet në reduktimin e ekonomisë së zezë në vend. 

Gjithashtu, u theksua se në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale me zgjidhjet e reja ligjore plotësisht do të bëhet harmonizimi me sistemin e ri për përpunim të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës CDEPS. 

Në fund të debatit, Komisioni me 7 vota "pro" konkludoi se Propozim-ligji për masa doganore për zbatimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, leximi i parë, është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së. 
Click