Aktivitetet

E premte, 12 dhjetor 2014

Mbledhja e pesëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 15-të, si trup punues amë në lexim të parë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje - leximi I; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare - leximi II; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi II; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim - leximi I; 
  5. Propozim-ligj për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi I. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare, kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. Komisioni, pa diskutim, e përcolli këtë Propozim-ligj në procedure të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim janë inkorporuar pesë amendamente të miratuara të parashtruara nga deputetët: Liljana Zaturoska, Rexhail Ismaili dhe Ramis Merko. 

Tre Propozim-ligjet tjera, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i arsyetoi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi, i cili theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që do të rregullohen me ligjet. Komisioni për këto tre Propozim-ligje e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, konstaton se këto Propozim-ligje janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 
Click