Aktivitetet

E martë, 23 shtator 2014

Mbledhja e pestë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 5-të, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrton:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënprodukte me origjinë shtazore;  

2. Propozim-ligj për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve;

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Kryesuesi i Komisionit, Romeo Trenov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënprodukte me origjinë shtazore.

Ndërsa për Propozim-ligjin për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve u parashtruan gjithsej 16 amendamente nga propozues të autorizuar, nga të cilët 12 u miratuan, ndërsa katër nuk u miratuan.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit, Komisioni, parashtroi dhe miratoi një amendament të karakterit nomoteknik.

Në shqyrtimin e amendamenteve morën pjesë deputetët: Olga Najdenovska, Lupço Dimovski, Liljana Popovska, Shpresa Hadri dhe Gjoko Kamçev.

Në fund të debatit, Komisioni, i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click