Aktivitetet

E martë, 4 shtator 2014 

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Komisioni për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti Mbledhjen e pestë, me të cilën kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit, deputetja Nora Aliti.  

Në mbledhjen, në të cilën u diskutua për Raportin për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian - Revizioni 2014 për periudhën prej 1.4.2014 deri në 30.6.2014, ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e delegacionit të BE-së në Maqedoni dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në vend.

Në lidhje me pikën, fjalim hyrës kishte zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane në Qeverinë e Republikën e Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, i cili dha informata të detajuara për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian për vitin 2014, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.  

Njëkohësisht, ai theksoi se Qeveria momentalisht i dërgon të gjitha informatat e nevojshme për shkallën e detyrave të realizuara të theksuara në Raportin e vitit të kaluar për progresin e vendit, me qëllim që ato të futen në Raportin vjetor për progresin, të cilin Komisioni Evropian do të na i dërgojë gjatë tetorit. Në atë drejtim, sqaroi se nga 57 ligjet e planifikuara në NPAA për vitin 2014, 13 janë miratuar, derisa gjashtë janë në procedurë të kuvendit dhe shtatë janë në procedurë ndërresoriale.  

Në debatin morën pjesë nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Antonio Milloshoski dhe z. Rafis Aliti, bashkëkryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, z. Kenan Hasipi, si dhe deputetët: z. Artan Grubi, z. Mervan Xhemaili, znj. Shpresa Hadri dhe znj. Sillvana Boneva.

Në lidhje me temën, u shprehën më shumë mendime për gjendjet aktuale në shtetin, në lidhje me integrimet tona euroatlantike. Njëkohësisht, u potencuan rezultatet e arritura në pjesën e kritereve politike, por edhe në pjesën e kritereve ekonomike, e në të cilat shteti punon me qëllim që të marrë rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në. U vlerësua pozitivisht edhe Konferenca e Berlinit, në organizim të Gjermanisë dhe BE-së, për vendet nga rajoni, ku u potencua qartë se do të vazhdojë zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në shumicën e fjalimeve u potencua nevoja për pjesëmarrje të opozitës në Parlament, me qëllim që të përmirësohet cilësia e debatit të kuvendit, por edhe që të shmanget mundësia që kjo të shënohet si negativitet në Raportin vjetor për vendin. Gjithashtu, kishte edhe vërejtje për shkak të mungesës së informatave për përmbushjen e Marrëveshjes kornizë të Ohrit në Raport, e që është pjesë e rëndësishëm për përmbushjen e kritereve politike për marrjen e datës për negociata.  

Click