Aktivitetet

E hënë, 22 shtator 2014 

Mbledhja e Shtatë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 7-të, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrton: 

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik; 

Kryetari i Komisionit, z. Lupço Dimovski i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik e përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click