Aktivitetet

E mërkurë, 24 shtator 2014

Mbledhja e shtatë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji  

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 7-të, si trup punues amë, morri në shqyrtim:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi I;
  • Statutin e Agjencisë për komunikime elektronike (Faza e parë). 

Në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen ishin të pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Nimetulla Halimi. 

Në arsyetimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për këtë Propozim-ligj morën pjesë deputetët: Rexhail Ismaili, Liljana Zaturoska, Stojan Milanov, Sollza Gërçeva, Bllagoja Despotoski, Roza Topuzova Karevska, Ramis Merko, Fatmir Imeroski dhe Lubica Buralieva. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. Në lidhje me Statutin e Agjencisë për komunikime elektronike (faza I), bashkë me Mendimin e Qeverisë së RM-së, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, duke e pasur parasysh Mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që është dërguar pas këtij Vendimi statutar, konkludoi njëzëri që vërejtjet e përfshirë në Mendimin e Qeverisë, të jenë vërejtje të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i propozoi Komisionit Juridik-Ligjvënës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i inkorporojë këto vërejtje dhe t'ia dërgojë Agjencisë për Komunikime Elektronike. 

Click