Aktivitetet

E martë, 23 gusht 2016 

Mbledhja e shtatëdhjetedytë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 72-të, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për fushata reklamuese dhe informative të institucioneve publike - leximi i parë. 

Ne mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte e pranishme znj. Marta Arsovska-Tomovska. 

Në arsyetimin për Propozim-ligjin përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Topmisllav Tuntev, z.  Bllagoja Despotoski, z. Dragan Danev, znj. Liljana Zaturoska, znj. Sofija Kunovska dhe ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, znj. Marta Arsovska Tomovska. 

Në fund të debatit, Komisioni me 6 vota "Për" dhe 2 vota "Kundër" konstatoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click