Aktivitetet

E martë, 4 shkurt 2014

MBLEDHJA E SHTATËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 79-të, të mbajtur më 31 janar 2014, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për rrugë malore - leximi I;
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare - leximi II;
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi II;
  5. Propozim-ligj për komunikime elektronike - leximi; 
  6. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve të dedikuara për vendet fqinje në gjuhë të huaja për vitin 2014;
  7. Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve të dedikuara për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në vendet fqinje, në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
  8. Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve përmes satelitit të dedikuar për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evrope dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetareve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
  9. Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve përmes satelitit të dedikuar për informimin e mërgimtareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evrope dhe ne kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën qe e flasin më së paku 20% të qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
  10. Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve përmes satelitit të dedikuar për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
  11. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese për kanalin e Kuvendit për vitin 2014;
  12. Informatë për projektin Fusha e Lukovës.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm:  z.  Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe z.  Indo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.  Komisioni i përcolli këto Propozim-ligje në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, u zhvillua debat për amendamentet e parashtruar nga propozues të autorizuar.  Në Propozim-ligjin e plotësues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike janë inkorporuar dy amendamente të miratuara nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës.

Në diskutimin për Propozim-ligjin për komunikime elektronike, morën pjesë deputetët:   Dëshira Imeri dhe Jani Makraduli.  Në fund, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për komunikime elektronike (leximi i parë); në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Propozim-vendimet i arsyetoi z. Agim Leka, zëvendëskryetar i Këshillit të NRP RTM.  Komisioni me pesë vota "pro" dhe një "i përmbajtur" i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i miratojë të gjithë Propozim-vendimet.  
 
 

Click