Aktivitetet

E enjte, 25 gusht 2016 

Mbledhja e Shtatëdhjetetretë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 73-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për rrugë publike. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Vllado Misajllovski. 

Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji Propozim-ligjin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Click