Aktivitetet

E mërkurë, 18 mars 2015 

Mbledhja e shtatëmbëdhjetë e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  1. Propozim - ligjin për ndryshimin e Ligjit për pyje - leximi II; ( Parashtruar nga:  Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Marjanço Kolevski, Sonja Talevska);
  2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike – leximi I; 
  3. Propozim - ligj për ekonomi të ujërave - leximi I; 
  4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për kooperativa bujqësore - leximi I. 

Në Komision sipas Propozim ligjit në cilësinë e të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morën pjesë z.  Besir Jashari, sekretar shtetëror nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe  ekonomisë së ujërave dhe Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave. Të cilët e shprehën nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore të cilat rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin sipas Propozim ligjeve morri pjesë deputeti Lupço Dimovski dhe Rexhail Ismaili. Në fund të diskutimit, Komisioni vlerësoi se Propozim ligjet e lartpërmendura janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë. 

Në raport të Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për pyje, Komisioni e udhëhiqte diskutimin sipas amendamentit të parashtruar nga propozues të autorizuar, i cili ishte i miratuar dhe vendosur në Propozim ligjin e plotësuar. 

Click