Aktivitetet

E enjte, 25 dhjetor 2014 

Mbledhja e shtatëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 17-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje; 

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim; 

3. Propozim-ligj për planifikimin hapësinor dhe urbanistik. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin është parashtruar amendament nga propozues të autorizuar. 

Në shqyrtimin e amendamenteve morën pjesë deputetët: znj. Roza Topuzova-Karevska, znj. Sollza Gërçeva, z.  Bllagoja Despotoski dhe znj. Liljana Zaturoska. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji nuk e miratoi amendamentin e parashtruar. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim është përpiluar Propozim i plotësuar i ligjit në të cilin është inkorporuar amendament i miratuar nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës. 

Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe debatoi për gjithsej 46 amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar. 

Në Propozim-ligjin e plotësuar për planifikim hapësinor dhe urbanistik janë inkorporuar 39 amendamente të miratuara nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës.  6 amendamentet tjera nuk u miratuan, ndërsa një u tërhoq. 

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click