Aktivitetet

E mërkurë, 29 tetor 2014 

Mbledhja e tetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 9, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi 

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje. 
Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Ai e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Kryesuesi i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: Romeo Trenov, Magdalena Manaskova, Nada Cipusheva, Nikolla Micevski, Rexhail Ismaili dhe Marjanço Kolevski. 

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi dhe miratoi nëntë amendamente. 

Pas debatit, Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click