Aktivitetet

E mërkurë, 1 tetor 2014 

Mbledhja e tetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 8-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim. 

Në mbledhjen në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Nimetulla Halimi.

Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej 12 amendamente për Propozim-ligjin, nga të cilat 4 u miratuan, 4 nuk u miratuan dhe 4 u tërhoqën.

Në shqyrtimin e amendamenteve morën pjesë deputetët: Liljana Zaturoska, Roza Topuzova Karevska dhe Fatmir Imeroski.

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së.  

Click