Aktivitetet

E mërkurë, 6 korrik 2016 

Mbledhja e tetëdhjetekatërtë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tetëdhjetekatërtë, si trup punues amë, e shqyrton Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2015. 

Në mbledhjen e Komisionit ishte i pranishëm zëvendësi i kryerevizorit shtetëror, z. Naser Ademi, i cili dha arsyetim hyrës për Raportin vjetor. 

Ai theksoi se gjatë vitit 2015 u realizua programi për punën me të cilën janë përfshirë të gjitha llojet e revizioneve, me ç'rast theks i veçantë u vendos në revizionet e suksesit. 

Enti shtetëror për revizion gjatë vitit 2015 ka përpiluar 79 raporte të cilat përmbajnë informata dhe rekomandime për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe shpenzimin e përgjegjshëm të mjeteve publike nga ana e subjekteve të reviduara. Me revizionin janë përfshirë 410 subjekte, nga të cilat 90% me revizion të suksesit. 

Enti shtetëror për revizion e ndjek zbatimin e rekomandimeve në raportet e revizorit në kuadër të kryerjes së revizioneve dhe kontrolleve të rregullta.  Janë kryer 56 kontrolle për përcaktimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshirë në raportet finale të revizorit të dhënë në vitin 2014 dhe 2015.  Nga analiza e të dhënave të mbledhura nga subjektet dhe kontrollet për zbatimin e rekomandimeve të dhënë për vitin 2014, është konstatuar se 67% janë zbatuar plotësisht ose pjesërisht. 

Raporti vjetor për vitin 2015 vëmendje të veçantë u kushton aspekteve kryesore të gjendjeve të përcaktuara me revizionet nga Buxheti themelor i Republikës së Maqedonisë, si dhe gjyqësia, institucionet shëndetësore publike dhe vetëqeverisja lokale.

Gjatë vitit 2015 janë kryer 18 revizione të suksesit në më shumë sfera të shërbimeve publike, 13 revizione të suksesit që kanë të bëjnë me sistemit për menaxhim financiar dhe kontroll të revizionit të brendshëm te subjektet lëndë e revizionit. 

Në debatin morën pjesë deputetët Dragan Cuklev dhe Kërsto Mukoski. 

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit t'i miratojë Konkluzionit vijuese: 

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2015; 
  2. Kuvendi konstaton se Enti shtetëror për revizion në vitin 2015 ka realizuar aktivitete në drejtim të kontributit të zmadhuar në forcimin e kontrollit dhe përgjegjësisë financiare në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë; 
  3. Kuvendi pozitivisht i vlerëson aktivitetet e Entit shtetëror për revizion për kontroll të rekomandimeve të dhënë në raportet e revizorit në funksion të përcaktimit të shkallës për zbatim të tyre gjë që do të ketë si rezultat shkallë më të lartë të shpenzimit ligjor dhe me dedikim të mjeteve nga ana e shfrytëzuesve të mjeteve publike;
  4. Duke pasur parasysh atë që Enti shtetëror për revizion të raporteve financiare, revizion të harmonizimit dhe revizion të suksesit ka konstatuar numër të madh të konstatimeve, Kuvendi sugjeron se nevojitet që subjektet që janë lëndë e revizionit të veprojnë për rekomandimet e Entit shtetëror për revizion që kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit financiar dhe shpenzimin e përgjegjshëm të mjeteve publike, ndërsa Enti shtetëror për revizion ta ndjekë zbatimin e rekomandimeve; 
  5. Kuvendi konsideron se nevojitet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë t'i harmonizojë ligjet te të cilat Enti shtetëror për revizion të rekomandimeve përmes revizioneve të veçanta, thekson dobësi sistematike që kanë implikime financiare në punën e subjekteve;
  6. Këto konkluzione bashkërisht me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe Entin Shtetëror për revizion. 
Click